Gjithçka që i nevojitet
klinikës dhe doktorit
Nga recetat e personalizuara deri tek njoftimet automatike — E-Klinika menaxhon çdo detaj që doktori të fokusohet te pacienti.
Dr. Agron Hoxha
Specialist Kardiolog · Nr. Licencës: KS-2891
Klinika Shëndeti+ · Prishtinë
Fushat e Zgjedhura nga Doktori
Drag & Drop
Rirregulloni fushat lirisht
Çdo doktor ndërton
recetën e tij
Nuk ka forma të ngurta. Secili doktor brenda klinikës krijon layoutin e vet të recetës — zgjedh fushat, rirregullon renditjen me drag & drop, dhe vendos informatat e tij personale. Receta printohhet gati-gati me një klikim.
Fushat e personalizuara
Çdo doktor zgjedh vetë çfarë fusha do të ketë recepta e tij — diagnoza, doza, kohëzgjatja, vërejtje.
Layout unik për çdo doktor
Brenda së njëjtës klinikë, Dr. Hoxha dhe Dr. Leka mund të kenë receta krejtësisht të ndryshme.
Printim me një klikim
Recetat printojnë me kokë dhe nënshkrim automatik — profesionale dhe të gatshme.
Sistemi që punon
ndërkohë që ju flini
Çdo ditë në orën 08:00 të mëngjesit, secili doktor merr automatikisht listën e plotë të termineve të ditës. Pacientët njoftohen 2 orë para terminit — kohë e mjaftueshme për ta anuluar nëse nuk mund të vijnë.
Ora 08:00 — Doktori njoftohet
Çdo mëngjes, doktori merr SMS / email me të gjitha terminet e ditës, pacientët dhe oraret.
2 orë para — Pacienti njoftohet
Pacienti merr kujtesë automatike me emrin e doktorit, orën dhe opsionin e anulimit.
Anulimi pa telefonatë
Nëse pacienti anulon, doktori njoftohet menjëherë dhe termini lirohet për dikë tjetër.
Doktori
Lista e termineve
Pacienti
2h para terminit
Termini
Ora e takimit
🗓️ Terminet e ditës tuaj — E Mërkurë, 18.04.2026
Artan Bega
Kontroll rutinë
Mirela Çela
Rezultate analize
Besim Kola
Vizitë e parë
Vjosa Gashi
Recetë rinovim
4 termine gjithsej · Klinika Shëndeti+
⏰ Termini juaj fillon në 2 orë!
Edhe këto dhe shumë më tepër
Panel i Klinikës
Administratori menaxhon të gjithë klinikën — doktorët, oraret, raportet financiare — nga një panel i vetëm.
Panel Individual i Doktorit
Çdo doktor ka panelin e tij privat — pacientët, historikun, recetat dhe orarin vetjak.
Menaxhimi i Pacientëve
Kartela dixhitale e plotë e çdo pacienti — vizitat, analizat, recetat dhe historiku i plotë mjekësor.
Orari & Terminet Online
Pacientët rezervojnë online, doktorët shohin orarin në kohë reale. Pa konflikt datash, pa telefonatë.
Raporte & Statistika
Shikoni sa pacientë keni pasur, cilët doktorë janë më aktivë, të ardhurat mujore — të gjitha me grafika të qarta.
Siguria & Privatësia
Të dhënat e pacientëve mbrohen me enkriptim të plotë. Plotësisht i përputhur me GDPR dhe kërkesat kosovare.